Duke iu referuar pritjeve që po u bëhen, nga përfaqësuesit e institucioneve, karateisteve gjilanase që arritën suksese në kampionatin Botëror të Karatesë në Hungari, duke u stolisur me medalje, Ardian Azemi i AAK-së, është shprehur:“Dojnë me u ba copa kush po i takon medalistët gjilanas, thua se kanë investua shumë në ta e sot po e shijojnë suksesin e përbashkët”.
“Po jo bre, nuk mundeni me u fsheh pas suksesit të tyre në gara ndërkombëtare. Nuk keni ba asgjë për sportin dhe sportistët, madje keni ba hajgare vazhdimisht me ta. Kur sportistët e kanë çu flamurin e Kosovës edhe në ato shtete që se kanë njoftë Republikën tonë, ju e keni injoru himnin e keni nejt ulur. Leni rehat çikat e djemtë, mos ua merrni kohën kot”, ka thënë, Ardian Azemi, Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Gjilan. /2LONLINE/