DYLON

Komuna e Kamenicës nënshkruan memorandum bashkëpunimi me organizatën ‘’Advancing Together’’

Komuna e Kamenicës nënshkruan memorandum bashkëpunimi me organizatën ‘’Advancing Together’’
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, së bashku me Nënkryetaren për Komunitete, Aleksandra Jovanovic, si dhe Drejtorin e Arsimit , Afrim Dërvishi, kanë pritur në takim Drejtorin Ekzekutiv të organizatës ‘’Advancing Together’’, Bashkim Ibishi, dhe përfaqësues të tjerë nga UNMIK-u, ku kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi.

Qëllimi i këtij memorandumi është bashkëpunimi për zbatimin e Projektit ‘’ Bëhu Partneri Im për Mirëqenie- faza 2’’2023/2024, të financuar nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë-UNMIK, për fuqizimin e komuniteteve lokale, duke kontribuar kështu në hartimin, zbatimin, dhe monitorimin e planeve dhe projekteve në lidhje me komunitetet. /2LONLINE/

EkoHigjiena

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.