DYLON

Çerdhja e fëmijëve “Gëzimi Ynë” bëhet me kënd të lodrave

Çerdhja e fëmijëve “Gëzimi Ynë” bëhet me kënd të lodrave
Avatar photo Redaksia

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë si dhe bashkë me zyrtaren e projektit për komunat e lindjes, Kaltrina Ymerin kanë vizituar sot çerdhen e fëmijëve “Gëzimi Ynë” në Viti, me ç’rast është dhënë një donacion në kuadër të iniciativës “arsimim më i mirë, ardhmëri më i ndritur” në kuadër të programit “Up To Youth”, që financohet nga USAID-i amerikan.

Me këtë rast kryetari Haliti ka falënderuar USAID-in për krijimin e këndit të lodrave dhe dhurimin e lodrave për këtë çerdhe. Gjithashtu ai tha se iniciativa të tilla do ta kenë çdoherë përkrahjen e institucioneve komunale qoftë edhe me bashkëparticipim.

EkoHigjiena

Në anën tjetër Blerona Pajaziti lidere e grupit iniciatorë nga programi “Up To Youth”, u shpreh se kjo iniciativë është për rininë në këtë rast edhe për fëmijët e kësaj çerdhe, ku kemi krijuar këtë kënd dhe kemi dhuruar lodra. Ajo ka falënderuar kryetarin Haliti për mbështetjen e madhe për çdo projekt që ka të bëjë më rininë.

Nga një fjalë rasti kanë mbajtur edhe Sadete Kastrati – shefe e projektit “Up To Youth” dhe drejtoresha e Arsimit në Viti, Arta Ajeti. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.