Me ditar në dorë niset për në klasën përkatëse ku do të vazhdojë orën mësimore të radhës sipas planprogramit të paraparë. Një punë të tillë e bënë tani e mbi 31 vite. Është ky profesori i Gjeografisë, Avdi Kqiku, shembull i një mësimdhënësi të mirë
Me ditar në dorë niset për në klasën përkatëse ku do të vazhdojë orën mësimore të radhës sipas planprogramit të paraparë. Tema që do të shtjellon para nxënësve ka të bëjë me lëndën e gjeografisë. Një punë të tillë e bënë me plotë dashuri dhe nuk lodhet fare tani e mbi 31 vite. Brengë e vetme e tij është se si ta shpërndajë dijen tek nxënësit e tij, në formën më të mirë të mundshme. Është ky Avdi Kqiku, profesor i Gjeografisë në Shkollën e Mesme Ekonomike “Marin Barleti” në Gjilan.
Puna e mirë që bënë, nuk ka mbetur pa u vërejtur nga menaxhmenti i shkollës dhe kolegët e tij. Ai ndihet i lumtur që nga ky institucion shkollor është përzgjedhur si mësimdhënës i dalluar dhe që do t’i propozohet Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA) në Gjilan, për mirënjohje dhe mbi të gjitha si kandidat i mundshëm për të qenë në garë edhe për çmimin vjetor “Shaban Jashari”, që jepet nga Ministria e Arsimit (MASHT), për mësimdhënësit e dalluar të vitit.
Ai thotë se po bëhen mbi 31 vite që kryen me dashuri të madhe këtë profesion fisnik. Ai përmend disa shkolla të mesme të Gjilanit ku ka punuar deri më tani, për të përfunduar aktualisht në Shkollën e Mesme të Ekonomisë “Marin Barleti”, ku jep lëndën e gjeografisë. Ai vlerëson kontributin e mësimdhënësve në çdo periudhë, mundin që e kanë dhënë për vendin e tyre, duke përfshirë në këtë mes edhe vetën e tij.
Ai thotë se edhe tani në Kosovën shtet, angazhimi i tij është maksimal dhe në këtë drejtim vlerëson lartë dhe falënderon drejtorin e shkollës, por edhe Këshillin e mësimdhënësve për vlerësimin që ia kanë bërë këtë vit, duke e përzgjedhur atë si mësimdhënësi i dalluar dhe që do të jetë i propozuar edhe në DKA, për mirënjohje. Kqiku shpreson se do të mund të jetë i propozuar nga Komuna edhe për çmimin vjetor që jepet nga MASHT-i. Megjithatë, ai tha se propozimet janë e drejtë e DKA-së, të cilës i shkojnë emrat nga shkollat e Gjilanit, për ta bërë pastaj propozimin në MASHT, por se ai e vlerëson shumë faktin që institucioni ku punon, ka veçuar emrin e tij, konkurrent për këtë çmim.
E për të, fjalë të mira ka edhe drejtori i kësaj shkolle, Xhevat Kastrati. Ai thotë se në këtë shkollë ka plotë mësimdhënës të dalluar për punën që e bëjnë. Në këtë mes, është vlerësuar kësaj here performanca e profesorit Avdi Kqiku, që jep lëndën e gjeografisë. Ai sqaron se kanë qenë kriteret në të cilat janë bazuar për të ardhur deri te një përfundim i tillë që DKA-së t’i propozohet emri i Avdi Kqikut, për t’u nderuar me mirënjohje nga DKA, por edhe mundësia për t’u propozuar për çmimin “Shaban Jashari”, që jepet nga MASHT-i.
Kastrati tha se shkolla ka kryer punën e saj, tani mbetet në kompetencë të DKA-së, se cilin emër do ta propozojë në MASHT, për çmimin vjetor për mësimdhënës të dalluar që mban emrin “Shaban Jashari”.
Përndryshe, drejtori Kastrati, duke folur për mësimdhënësin Avdi Kqiku, tha se në vlerësimin e performancës së mësimdhënësve ka dal të jetë më i miri. Aty është vlerësuar për: përkushtim ndaj nxënësve dhe të nxënit, njohuri profesionale, mësimdhënie, bashkëpunim me kolegë, prindër dhe me komunitet, për zhvillim të vazhdueshëm profesional si dhe për përgjegjësi ndaj detyrave dhe obligimeve në punë.
Po ashtu ai dallohet edhe me atë se nuk ka munguar asnjëherë, në asnjë orë, (gjatë vitit shkollor të vlerësimit), si kujdestar klasës vlerësohet të jetë më i miri dhe ditari i tij të jetë shembull. I udhëheqë dy klasë si kujdestar. Me propozimin e drejtorit të shkollës, Këshilli i Arsimtarëve në mënyrë unanime e ka shpërblyer me mirënjohje si kujdestar i klasës, ku klasa e tij ka pasur më së paku mungesa. Po ashtu në raport me Drejtorinë, kolegët dhe personelin tjetër është gjithherë në nivel, ka thënë në fund, drejtori i kësaj shkolle Xhevat Kastrati.
Xhevat KASTRATI