DYLON

Mbahet trajnimi mbi pjesëmarrjen e të rinjve në vendimmarrje dhe politikëbërje

Mbahet trajnimi mbi pjesëmarrjen e të rinjve në vendimmarrje dhe politikëbërje
Avatar photo Redaksia

Organizata Jo-qeveritare (OJQ) – Network of Peace Movement (NOPM), mbajti aktivitetin e radhës në kuadër të projektit. Kësaj radhe trajnimi u mbajt me nxënësit e shkollës së mesme ne fshatin Roganë te komunës se Kamenicës, konkretisht ne gjimnazin “Sejdi Kryeziu”.

Tema e shtjelluar gjatë trajnimit ishte – Pjesëmarrja e të rinjve në vendim-marrje dhe politik bërje, në kuadër të projektit “Rritja e pjesëmarrjes së publikut në vendim-marrje dhe politikë bërjes përmes avokimit të autoriteteve komunale dhe ngritjes së kapaciteteve të komiteteve konsultative dhe këshillave të fshatrave” projekt i financuar nga BE-ja dhe i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, dhe i zbatuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), si dhe i implementuar nga OJQ NOPM.

Drejtoresha e NOPM Besime Tusha bëri hapjen informuese ku pjesëmarrësit e trajnimit u njoftuan lidhur me qëllimet e projektit dhe aktivitetit në veçanti ndërsa prezantimi dhe mbajtja e trajnimit, u bë nga konsulenti i angazhuar nga organizata NOPM, z. Rasim Alija, i cili para nxënësve shtjelloi konceptet e qytetarisë aktive, format e pjesëmarrjes në jetën publike institucionale dhe angazhimin qytetarë.

EkoHigjiena

Me pjesëmarrjen e rreth 33 pjesëmarrësve si pjesë e trajnimit, të pranishmit patën rastin të informohen më gjerësisht rreth nocionit të demokracisë, aktivizmin qytetarë, dhe vullnetarizmin.

Gjithashtu, nxënësit patën rastin të informohen edhe për punën e institucionit të komunës, këshillit te veprimit rinor lokal dhe qendrave rinore si mundësi e angazhimit të tyre në forma konkrete.

Seanca trajnuese u zhvillua në mënyre interaktive, duke i nxitur nxënësit që te jenë pjesë aktive e temës së trajnimit duke i shtyrë të tregojnë përvojat e tyre në raport me angazhimin e tyre rinor, angazhimin në KVRL, dhe modelet e punës vullnetare, duke u a shpjeguar edhe kornizën ligjore, më saktësisht Ligjin për Fuqizim dhe Pjesëmarrje të Rinisë, të miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.