Drejtoresha për Zhvillim Ekonomik dhe Diaspore Majlinda Krasniqi, Drejtori për Sherbime Publike, Ambient dhe Inspektorat pritën në takim përfaqësuesit e Autoritetit Kosovar të Konkurencës.
Para bizneseve që afarojnë në Kamenicë, u realizua një prezantim avokues rreth politikave të konkurencës.
AKK ishte e informuar se në këtë sektor kishte bashkërendim të ndërmarrjeve për fiksim të çmimeve.
“Reagimi i AKK-së ka qenë i karakterit preventiv dhe informues, për koordinimin e ngritjes së çmimeve që të mos veprohet ashtu siç ishte pretenduar”, tha drejtoresha Krasniqi.
Ndërkaq përfaqësuesit e AKK-së thanë se nga këndvështrimi i ligjit për mbrojtjen e konkurencës, duhet të sigurohen që pjesëmarrësit në një treg të kenë qasje të barabartë e të lirë, të jenë të pavarur, caktimi i çmimeve të jetë i bazuar në ofertë dhe kërkesë si dhe të konkurojnë njëri tjetrin me cilësi të shërbimeve dhe produkteve.
“Pas konsultimeve me operatorët ekonomik, kemi arritur të gjejmë mirëkuptim, dhe si rezultat i kësaj arritëm që të nxjerrim një konkluzion me të cilën edhe bizneset u pajtuan, që të mos aplikojnë këto praktika të bashkërenduara siç ishin të publikuar ne mediat elektronike”, tha tutje drejtoresha Majlinda Krasniqi.