DYLON

Nënshkruhet marrëveshja për rregullimin e Sallës së Kuvendit Komunal të Vitisë

Nënshkruhet marrëveshja për rregullimin e Sallës së Kuvendit Komunal të Vitisë
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka nënshkruar sot një Marrëveshje të Mirëkuptimit për realizimin e projektit “ Punime në Sallën e Kuvendit Komunal, Inventar, zërim dhe pajisje të IT-së” me Ministren e Administrimit Pushtetit Lokal, Adriana Hoxhiq.

Përndryshe bëhet me dije se nënshkrimi i kësaj marrëveshje është bërë në kuadër të programit komunal për infrastrukturë socio-ekonomike dhe bashkëpunimi ndërkomunal.

Pas ceremonisë së nënshkrimit të kësaj marrëveshje Kryetari Haliti tha se me këtë projekt do të ofrohen kushte më cilësore në Sallën e Kuvendit Komunal të Vitisë.

EkoHigjiena

“Sot kemi nënshkruar një marrëveshje me të cilën do të rregullohet salla e Kuvendit Komunal të Vitisë me të gjitha mjetet përcjellëse me qëllimin më të mirë që të ofrojmë kushte sa më cilësore për mbledhjet e rëndësishëm të cilët zhvillohen në këtë sallë. Natyrisht se salla e re do të jetë me të gjithë inventarin përcjellës përfshirë këto edhe teknologjinë informative” u shpreh Haliti.

Ai falënderoj Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) që ka shprehur gatishmërinë që të bashkëpunoj në realizimin e këtij projekti.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.