DYLON

Lutfi Haziri uron Fitër Bajramin dhe kërkon drejtësi për gazetarin Bardhyl Ajeti, në përvjetorin e 14-të të vrasjes

Lutfi Haziri uron Fitër Bajramin dhe kërkon drejtësi për gazetarin Bardhyl Ajeti, në përvjetorin e 14-të të vrasjes
Avatar photo Redaksia

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vizituar Këshillin e Bashkësisë Islame, duke e uruar kryetarin Naim Aliu, kryesinë dhe qytetarët.

“Uroj çdo familje gjilanase të kenë begati kudo që janë sot, në komunë, në vendbanimet tona e në gurbet.. Uroj që mesazhin e solidaritetit për Fitër Bajram ta ndajmë me gëzim dhe lumturi. Mesazhi kryesor dhe misioni i Ramazanit është që të mundohemi të vendosim barazi”, ka deklaruar Haziri.

Kreu i Gjilanit, në përvjetorin e 14-të të vrasjes së gazetarit Bardhyl Ajeti, ka kërkuar drejtësi në mënyrë që akterët të dalin para drejtësisë dhe ta marrin dënimin e merituar.

EkoHigjiena

“Shfrytëzoj rastin që në përvjetorin e vrasjes së gazetarit, Bardhyl Ajeti, të kërkoj drejtësi sepse u bënë 14 vite që vrasja e tij ka mbetur e pandriçuar dhe po e kalojmë edhe këtë festë si gjilanas duke e pasur në zemër kujtimin për të, i cili, nuk është preh në paqe përderisa nuk janë zbuluar akterët e vrasjes. Urime festa e Fitër Bajramit dhe le të lutemi për Bardhylin dhe shumë njerëz si ai që i mungojnë familjes e qytetit të tyre”, tha Haziri.

Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim Aliu, e ka falënderuar kryetarin Haziri për vizitën dhe kujdesin ndaj institucionit të Bashkësisë Islame.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.