Pra, arvanitët duke jetuar në paqe, dhe duke luftuar për të njëjtat ideale që luftuan edhe grekët, për liri, thoshte U. Mileri:
Sami ARIFI
“Ata (arvanitët) ruanin tiparet dhe karakteristikat shqiptare (arvanite), gjuhën zakonet dhe doket e tyre”. Një vlerësim mjaft të lartë për arvanitet e jep edhe K. Biri ku thotë se:
“Karakteri i shqiptarëve ka diçka të lartë titanike,…,Ai thekson se ky karakterizim nuk duhet të na duket i fryrë. Të kujtojmë vazhdon ai,-se fara e tyre dhe figurat e shquara të kryengritjes për liri të viteve 1821-1829,…,një Xhavellë, një Mjaul, një Marko Boçar, një Bobulinë, një Ali Pashë,…,” K. Biri shton edhe më tej: “Për sa i takon trimërisë, kryelartësisë së karakterit,…,këto janë cilsi të njohura për shqiptarët, madje të njohura edhe për ata që nuk ushqenin simpati për ta”.
Për arvanitët shkruan edhe Kakl Marksi dhe thekson se: “Luftërat e arbërit me Skënderbeun në krye nuk ishin vetëm për mbrojtjen e Shqipërisë. Ato ishin një goditje kundër të vetmit shtet me të vërtet ushtarak të mesjetës, i cili i kundërvihej zhvillimit historik që po lindte, pra, përparimit botëror”.
Gozhdimi i forcave të mëdha turke në Janinë 1821, kundër Ali Pashës, së fundi në këtë rrethim ishte angazhuar edhe vet Rushit Pasha, pra, pjesëve tjera të vendit i’u lehëtsu veprimi për kryengritje. Fuqizimimi luftës së kletëve (që ishin me shumicë arvanit) të Peloponezit (të Moresë), bën shpejtimin e veprimtarisë së kapedanëve të Papaflesës (emri i vërtet i tij ishte Gligor Dhiqeu,- ishte grek) dhe i Kollokortonit (emri i tij ishte Kolo-kotronit, që l-ja ishte lakuar nga grekët në ll,- ishte arvanit) për kryengritje.
Pas heqjes së rrethimit (mposhtjes ushtrisë osmane) në Mesologji, Marko Boçari u caktua komandant ushtarak i Greqisë Perëndimore. Qeveria greke për aftësitë e tij në luftë, i dërgoi njëkohësisht dhe diplomën e Komandantit të Përgjithshëm. Me këtë rast të caktimit të tij komandant, ai (Boçari) mbajti para ushtrisë një fjalim entuziazmues në gjuhën amtare shqipe, nga se edhe ushtria shumica ishin arvanitë e shqiptarë që kishin gjuhë amtare shqipen.
Marrëveshja e lidhur midis shqiptarëve myslimanë dhe suljotëve për bashkëveprim në sulmet e tyre së bashku me Marko Boçarin kundër ushtrive të sulltanit, dhe më në fund edhe shpërthimi i kryengritjes në principatat rumune i mbushin me entuziazëm masat popullore greko-arvanite për revolucion. Një veprimtari mjaft të madhe me Papaflesën kishin zhvilluar në Peloponez (More) kryetrimat arvanitas Teodor Kollokotroni dhe Odise Andruci.
Kollokotroni është çmuar si pararendësi më me zë , dhe një nga udhëheqësit kryesor të lëvizjes. Ai kërkonte t’ia arrinte qëllimit, fitoren, jo me ndërmjetësimin e faktorit të jashtëm, por me anën e organizimit të masave popullore, në veprime luftarake. Pas çlirimit Kollokotroni u ndoq, ai u nxorë tradhtar nga ana e parisë së atëhershme greke, sepse gjëja përgatiste një kryengritje.
Kollokotronin e burgosen dhe e dënuan me vdekje, por më vonë ia ulën dënimin, e kur u kërcënuan më vonë nga osmanët, paria greke e liroi atë, për të udhëheqë ushtrinë kundër osmanëve. Kollokotroni, nga ana e popullit u quajt “Plaku i Moresë” (Peloponezit) i cili iu kushtohej luftës për liri, gjatë gjithë jetës së tij.
Për t’ia prerë hovin kryengritjes që sa po fillonte, sulltani urdhëroi të merreshin masa të rrepta. Hidra dhe Speca ishin ujdhesa që banoheshin me shumicë arvanitësh. Hidra kishte më se 4.000 familje, ata u vunë në shërbim të kryengritjes me 115 anije më të mëdha, më se 100 topa që kishin me se 50 deri në 100 tonë.
Ndërsa Speca kishte më se 1.600 familje, me 60 anije të mëdha. Ujdhesa të tjera dhe qytetet bregdetare i dhanë edhe ata anijet e tyre në sherbim të luftës. Pra, kësaj flote me anije të armatosura me nga 12 deri në 14 topa secila, por edhe me 16 e 18 topa, që luftoi kundër flotës së madhe osmane, ia siguroi Greqisë fitoren e saj të pashoqe detare.
E para që rroku flamurin e lirisë ishte Speca më 3 prill 1821. Që në ditët e para specjanët rrethuan dy kështjellat kryesore të Peloponrzit (Moresë): Nauplinë dhe Monemvasinë. Në Naupli shkoj ndër të parat arvanitja Bobulina (emri i vërtetë i saj ishte Laskarina) së bashku me Manol Lazrin.
Bobulina ishte një nga figurat më të shquara të kryengritjes, ishte e bija e Stavrina Pinocit nga Hidra. Ajo lindi në maj të vitit 1771 në Stamboll në burg, kur e ama e saj kishte shkuar aty për ta takuar burrin e saj të burgosur. Pra, ajo u quajt Bubulina pas martesës së saj të dytë me Dhimitër Bubulin nga ujdhesa e Specës, ai ishte kapedan deti.
Një autor për emrin e saj Bobulina thotë se vjen nga fjala bumbullimë.
Pas vdekjes së burrit të Bubulinës, ajo u bë zotëruese e një pasurie shumë të madhe, të cilën të tërën e shpenzoi në dobi të kryengritjes. Bubulina ndërtoi fregatën “Agamemnon”, një nga anijet më të mëdha të kohës.
Pas kësaj, ajo ndërtoi edhe tri anije më të vogla, ndërsa anijet dhe forcat tokësore të organizuara i mbante me shpenzime të veta , që vet i paiste me armë dhe municion. Ajo armatosi edhe shumë anije të tjera që s’i kishte në komandim. Kur kishte shpërthyer kryengritja, ajo ishte 50 vjeçare, por kapedane në çdo drejtim. Ajo mori pjesë në shumë luftime përkrah burrave.
Bubulina pëshkoi gjithë Peloponezin duke luftuar së bashku me Kollokotronin e me Pllaputën. Ajo mori pjesë në rrethimin e disa kështjellave, si dhe në luftën në Dervenaq kundër Dramaliut.
Në Tripolicë ajo hyri ndër të parët, kaluar në një kalë të bardhë dhe shpëtoi shumë muslimane nga zemërimi i luftëtarëve. Për të u thurën shumë këngë nga populli dhe poetët e ndryshëm. Edhe piktor u frymëzuan nga figura e saj për të kompozuar tablo e portrete të bukura. Emri Bubulinë u bë i pavdekshëm edhe në Shqipëri.
Ndër më të shquarit e luftërave kryengritëse të viteve 1821-1829, ishin arvanitasit: Teodor Kollokotroni, Odise Andruci, Marko Boçari, Karaiskaqi e shumë e shumë të tjerë. Odiseja lindi në Prevezë më 1790. Ai sipas Mendel Psonit u bë bektashi për të tregtuar më lehtë, shihet se sa e dobët ishte ndjenja fetare në atë kohë.
Ali Pasha ishte vëllam dhe mik i ngusht i të atit, Andruc Verushit, e mori Aliu në oborrin e tij, në atë oborr që ishte shkolla e vetme ushtarake në lindje, i merrte edhe të tjerë për t’i shkolluar, pa marrë parasysh kombësinë dhe besimin.
Odiseja u kërkoi disa kapedanëve shqiptar myslimanë si Zylyftar Podës, Ago Vasjarit, Dervish Hasanit, Omer Vrijonit e të tjerë, që ishin bashkuar me turqit, të ngrihen së bashku me bashkëluftëtarët grekë, në luftë kundër osmanëve dhe së fundi në liri të formojnë shtetin greko- shqiptar, mirëpo ata nuk erdhën në marrëveshje.
Odiseja në vitin 1821, bashkë me të tjerët u mor me përgatitjen e shpërthimit të kryengritjes, ku edhe u caktua komandant, por në pranverën e vitit 1822, ai u detyruar të jepte dorëheqje sepse nuk shikohej në sy të mirë nga (grekët) kundërshtarët.
Odiseja zgjidhi me zgjuarsi rrethimin e Mesologjit. Pas kësaj ushtria osmane u largua për në Epir dhe kështu Greqia Kontinentale mbeti e lirë. Ai mori pjesë edhe në luftimet e zhvilluara në Peloponez, kundër Dramaliut. Më 1825, kur Mesologji kishte nevojë për përforcime, paria greke mendonte si ta vriste Odisejën. Ajo kurrë nuk i kishte dashur as Karaiskaqin e as Kollokotronin.
“Këta tre,-thotë studiuesi Dh. Fotjadhi, kishin popullaritet të madh, gjë që natyrisht ishte rrezik për interesat e parisë”. Odisejën e nxorën tradhtar, ashtu siç e nxorën edhe Karaiskaqin, siç e nxorën Kollokotronin. Odisejën, gjetën rastin e kapën, e burgosën në një kështjellë të Akropolit në Athinë, e torturuan keq dhe në fillim të korrikut të vitit 1825 e vranë,…, Arvanitët, çlirimtarët humbës!,…,
Vazhdon…