Arsenali përsëri ka barazuar kundër Burnleyt në “Turf Moor” , një rezultat që i bën ata ta thyejnë në rekord negativ në këtë sezon. “Topxhinjeve”, u është dashur një fitore sot që të hynë në garë për në Ligën e Kampionëve, pasi që edhe Chelsea edhe Manchester United lëshuan pikë të shtunën.
Ndeshja përfundoi pa gola, kurse Arsenali ka vetëm gjashtë fitore në 25 ndeshje në Premier Ligën këtë sezon – duke barazuar në 13 ndeshje të tjera dhe humbur në gjashtë.
Kjo është forma më e dobët e këtij ekipi në 25 ndeshje prej sezonit 1912/13, ku ata kanë arritur vetëm një fitore nga shtatë ndeshje në Premier Ligë që prej se Unai Emeryn e ka zëvendësuar Mikel Arteta si trajner.
Topxhinjtë kanë në total 13 barazime që kanë më se shumti në 25 ndeshje nga 38 gjithsej, kurse ata janë e para skuadër që kanë më se shumti barazime, duke thyer rekordin e Manchester United te sezonit 1980/81 që kishte 12 barazime nga 25 ndeshje.
Lojtarët e Artetas tani janë 10 pikë pas vendit të katër Chelsea, kurse ndeshja e radhës e tyre është më 16 shkurt kundër Neëcastle.