DYLON

Kosova mposhtet nga Gjeorgjia në futsall

Kosova mposhtet nga Gjeorgjia në futsall
Avatar photo Elife Sherifi

Kombëtarja e Kosovës në futsall ka pësuar humbje në ndeshjen e fundit në kuadër të fazës së parë kualifikuese për Euro 2022 që u mbajt në Gjeorgji.

Pas fitores në duel me Austrinë dhe humbjes së pësuar me Gjermaninë, të përzgjedhurit e Ramadan Cimilit kanë pësuar humbje nga vendi nikoqir i kualifikimeve të Grupit F, Gjeorgjia, me rezultat 6:1, kombëtare e cila doli fituese e grupit me tri fitore.

Tre gola për gjeorgjianët i shënoi Sebiskveradze 2′, 18′ dhe 29′, me dy gola na ndëshkoi Kurtanidze 26’ e 33’ dhe me nga një gol Saiotti 8’ e Thales 32’.

EkoHigjiena

Ndërkohë, golin e nderit për Dardanët në këtë ndeshje e shënoi Drilon Maxharraj 28’. Kësisoj, Kosova i mbylli këto kualifikime në pozitën e tretë në renditje.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.