Autoritetet policore kanë bërë me dije se në fshatin Parallovë të Novobërdës, është arrestuar i dyshuari mashkull K/serb, për armëmbajtje pa leje.
Gjatë kontrollit të shtëpisë së tij janë gjetur dhe konfiskuar; një pushkë gjuetie, një pistoletë M-57, një pushkë ajrore, fishekë të kalibrave të ndryshme, si dhe dy magazina të Pistoletës, thuhet në raportin e policisë.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes.