DYLON

Policia: Njoftim për bllokim të përkohshëm të rrugës në Parallovë, aksi rrugor Gjilan-Prishtinë

Policia: Njoftim për bllokim të përkohshëm të rrugës në Parallovë, aksi rrugor Gjilan-Prishtinë
Avatar photo Redaksia

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, njofton se për shkak të disa punimeve që do të zhvillohen sot me datën 16.10.2024 në aksin rrugor Gjilan – Prishtinë gjegjësisht në fshatin Parallove, duke filluar nga ora 14:30 e deri në ora 16:00, do të ridrejtoj trafikun për automjetet që qarkullojnë nëpër fshatin Parallovë aksi rrugor Gjilan – Prishtinë dhe anasjelltas, pasi që kjo pjesë e rrugës do të jetë e bllokuar dhe nuk do të jetë e qarkullueshme për trafik.

Andaj për të përballuar sa më lehtë rrethanat që do të paraqiten në qarkullimin rrugor, kërkojmë ndihmën dhe mirëkuptimin e të gjithë pjesëmarrësve në trafik që përgjatë këtij intervali kohorë të shfrytëzojnë rrugët alternative si:

EkoHigjiena

Qytetarët që qarkullojnë në drejtimin Gjilan – Prishtinë të shfrytëzohet rruga Ponesh – Gadime e cila shpie në magjistralen Ferizja – Prishtine dhe

Qytetarët që qarkullojnë në drejtimin Prishtinë – Gjilan të shfrytëzohet rruga tek udhëkryqi në fshatin Llabajn të merret drejtim në të majtë, rruga që shpie në drejtim të fshatit Prekovc – Makresh -Stanishor – Gjilan. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.