DYLON

Hidromorava: Njoftim për konsumatorët e Komunës së Novobërdës

Hidromorava: Njoftim për konsumatorët e Komunës së Novobërdës
Avatar photo Redaksia

Hidromorava: Njoftim për konsumatorët e Komunës së Novobërdës

Të nderuar konsumatorë,

EkoHigjiena

Pas reshjeve të fundit të shiut, kemi vërejtur një ndryshim në cilësinë e ujit në stacionin e pompimit në Makresh. Për shkak të kësaj, është evidentuar një ngritje e turbullirës së ujit.

Andaj, ju bëjmë thirrje të gjithë konsumatorëve të Komunës së Novobërdës dhe fshatrave përreth saj, të mos e përdorni ujin për pije deri në njoftimin e radhës. Kjo rekomandohet për të shmangur çdo rrezik të mundshëm për shëndetin tuaj dhe familjarët tuaj.

Ne jemi në vazhdim duke monitoruar situatën dhe po punojmë për të zgjidhur këtë çështje sa më shpejt të jetë e mundur. Në momentin që situata të normalizohet dhe cilësia e ujit të pijshëm rikthehet në parametrat e duhur, ju do të njoftohet menjëherë.

Ju lutemi të qëndroni të informuar duke ndjekur faqen tonë zyrtare deri në normalizimin e situatës.

Për çdo informacion shtesë apo pyetje, ju lutemi të na kontaktoni në numrat e mëposhtëm:

Tel 044 983 071, fix 0280 326 980

Kujdestaria inaktive 044 719 813

Ju falënderojmë për bashkëpunimin tuaj, jemi në dispozicion për të ju ndihmuar në çdo kohë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.