DYLON

Raportohen raste të sulmit ndaj personit zyrtar dhe të vjedhjeve

Raportohen raste të sulmit ndaj personit zyrtar dhe të vjedhjeve
Avatar photo Redaksia

Policia e Rajonit të Gjilanit: Raportohen raste të sulmit ndaj personit zyrtar dhe të vjedhjeve

Në statistikat e Policisë Rajonale të Gjilanit, brenda 24 orëve të fundit, janë regjistruar raste të sulmit ndaj personit zyrtar dhe të vjedhjeve, transmeton 2LONLINE.com.

EkoHigjiena

Këto raste janë regjistruar në burgun e Pasjakut të Novobërdës, në Gjilan si dhe në Makresh të Epërm të Novobërdës.

INCIDENTET KRIMINALE

SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR

Burgu i Pasjakut, Novobërdë 25.01.2024 – 11:10. Dy viktimat meshkuj kosovarë (gardianë të burgut) kanë pësuar lëndime trupore pasi janë sulmuar në vendin e punës nga i dyshuari mashkull kosovar (i burgosur). Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

VJEDHJE E RËNDË

•            Gjilan  25.01.2024 – 04:00. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se gjersa ka qenë në një restorant, persona të panjohur i kanë vjedhur nga çanta stoli ari dhe para. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti duke u hetuar.

•            Fsh. Makresh i Epërm, Novobërdë  25.01.2024. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar policinë se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në villen e tij dhe prej aty kanë vjedhur një pistoletë me 20 fishekë me leje dhe disa gjësende tjera. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.