Autoritetet policore të Kosovës kanë bërë me dije për një të arrestuar për sulm ndaj policit, ndërsa rastin e kanë cilësuar si: “sulm ndaj personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare”
Rasti ka ndodhur në fshatin Verbovc të Kllokotit ku është arrestuar i dyshuari, mashkull K/Serb, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën, mashkull K/Serb, zyrtar policor, i cili ishte në kryerje të detyrës zyrtare.
“Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor në spitalin e Vitisë”, thuhet në raportin policor.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajte për 48 orë.