Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se policia e Kosovës në Partesh ka pranuar një informatë se nga ana e të dyshimtit, serb shtetas i Kosovës, ka ardhur deri te “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”, në ndërtesën e Komunës së Parteshit që ndodhet në Pasjan.
“I dyshimti ka tentuar që në mënyrë të dhunshme të futet në ndërtesën e Komunës ma saktë në zyrën e kryetarit të Komunës së Parteshit, dhe pa ndërprerë ka ofenduar dhe fyer edhe punëtorët tjerë të Komunës. Policia e Kosovës në vendin e ngjarjes ka arrestuar të dyshimtin”, ka bërë me dije zëdhënësi Hashani.
Sipas tij, pasi iu ka bë matja me alkootest, është vërtetuar se i dyshuari ishte nën ndikim të alkoolit dhe atë me 1.98 promilë alkool në gjak.
“Pas procedurave ligjore me vendim të prokurorit të shtetit ndaj të dyshimtit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, nën akuzën penale . “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”, ka thënë zëdhënësi Hashani.
Rasti procedohet në Prokurorinë Themelore. /2LONLINE.com/