Pas një hetimi intensiv lidhur me vjedhjen e një veture në Pozheran të Vitisë, policia ka arritur për t‘a lokalizuar, e pastaj edhe arrestuar personin e dyshuar me iniciale, B.R., bëri me dije sot togeri Ismet Hashani, zëdhënës i policisë nga rajoni i Gjilanit.
Ai ka thënë se fjala është për një veturë e llojit “Pikap Renault” për të cilën dyshohej se të njëjtën e kishte shitur në një deponi për grumbullimin e hekurishteve në fshatin Pasjak.
“I dyshuari pas arrestimit është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe i njëjti me vendim të prokurorit është ndalë në mbajtje për 48 orë, kurse vetura e vjedhur iu është kthyer pronarit të sajë”, ka thënë zëdhënësi Hashani.