DYLON

Komisioni për Siguri Kombëtare i Kuvendit të Shqipërisë vizitoi Ministrinë e Mbrojtjes dhe SHP të FSK-së

Komisioni për Siguri Kombëtare i Kuvendit të Shqipërisë vizitoi Ministrinë e Mbrojtjes dhe SHP të FSK-së
Avatar photo Redaksia

Në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së sot ishin për vizitë, deputetët, anëtarë të Komisionit për Siguri Kombëtare të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, kryesuar nga z.Nasip Naço.

Në fillim ata u pritën dhe u shoqëruan nga zv. ministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla dhe zv.komandanti i FSK-së, gjeneralmajor Enver Cikaqi.

EkoHigjiena

Më pas në takim të veçantë, deputetët, të shoqëruar edhe nga kolegët e tyre nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, kryesuar nga zv.kryesuesi, deputeti Enver Dugolli, u pritën edhe nga Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Nga të dyja palët u vlerësua shumë lart bashkëpunimi ndërinstitucional dhe shkëmbimi i eksperiencave edhe në nivele të tilla, si vlerë e shtuar e marrëdhënieve të ngushta vëllazërore.

Gjithashtu, të gjithë ishin të një qëndrimi se, mbikëqyrja parlamentare është instrumenti i fuqishëm i kontrollit demokratik të forcave të dy vendeve tona, si forca moderne me përcaktim dhe doktrinë me bazë në vlerat e qarta euroatlantike.

Vizita vazhdoi më pas edhe në Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së, ku u pritën dhe u informuan nga shefi i stafit, gjeneralbrigade Jeton Dreshaj, duke përfunduar me vizitën në Qendrën e FSK-së për Studime Univesitare ” Wesley Clark”. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.