Edhe pse kanë kaluar 19 vite pas luftës, ende duhet të shohim skenarë nga represioni serb ndaj shqiptarëve të Kosovës.
Teuta Selishta, anëtare e Kryesisë së subjektit Alternativa në Gjilan thotë se arrestimi i Dr.Ibrahim Matoshi është absurd dhe i paarsyeshëm. Të arrestohet një doktor përderisa nuk ka bërë ndonjë shkelje ligjore, është e papranueshme, njëherësh kjo tregon pafuqinë, joseriozitetin, dhe neglizhencën e shtetit të Kosovës karshi shtetit serb, duke lejuar mosrespektimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani, si dhe mos vendosjen e reciprocitetit ndaj Serbisë.
“Pse nuk dëshmohet përmes reciprocitetit se jemi shtet, dhe kështu të arrestohen edhe serbët nga policia kosovare, le të iu ndalohet hyrja në Kosovë edhe serbëve që punojnë në institucionet e Serbisë, si dhe mos të njihen patent shoferët nga shteti serb, dhe diplomat e shkollës, etj” thotë ajo.
Përderisa këto standarde shteti serb po i përdorë ndaj shqiptarëve të Kosovës. “Këto arrestime shpresojmë të përfundojnë me kaq, dhe të mos maltretohen qytetarët, veçanërisht mërgimtarët” thotë Teuta Selishta e Alternativës.