• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Nacionale

Le Monde: Evropianët të shqetësuar rreth diskutimeve për ndërrim kufijsh

Redaksia 2LONLINE 14 Gusht, 2018 3 min
 Le Monde: Evropianët të shqetësuar rreth diskutimeve për ndërrim kufijsh

Evropianët të shqetësuar rreth diskutimeve për ndërrim kufijsh në mes të Serbisë dhe Kosovës. Në një shkrim që gazeta Le Monde, e datës 14 gusht i ka kushtuar debatit të fundit për ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, zbulohen detaje të frikshme të asaj që mund të ketë vënën në lëvizje këtë ide të rrezikshme.

Sipas gazetës, ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiç që ka qenë një partizan më i hershëm i kësaj zgjidhjeje, ka marrë një shkelje syri nga SHBA.

“Pas një takimi me dhëndrin e Trump, Jared Kushner (burri i Ivanka Trump), në fund të korrikut, Daçiç pohoi se “të gjitha kartat ishin mbi tavolinë” shkruan e përditshmja franceze e referencës, e cila e komenton kështu këtë fakt:

“Për një kohë të gjatë kundër çdo lloj ndryshimi të kufirit, Uashingtoni, që e mbështet Kosovën që nga lufta e 1999, duket se e ka zbutur qëndrimin pas ardhjes së Donald Trumpit në pushtet.

Kjo ka mbërritur deri në atë pikë sa shumë diplomatë evropianë dyshojnë se SHBA mund të merret vesh për një zgjidhje me Rusinë, që ka qenë një mbështetse historike e Serbisë.

Pasi thekson, që në krye të artikullit, se kjo perspektivë i frikëson evropianët, gazeta citon edhe deklaratën e kancelarës Merkel këtë të hënë, e cila tha: “Integriteti territorial i vendeve të Ballkanit është i vendosur dhe i pandryshueshëm”.

Duke sqaruar se britanikët tashmë e kanë refuzuar këtë zgjidhje dhe se Franca po qëndron në heshtje gazeta citon një ekspert të Ballkanit, Pierre Mirel, ish përgjegjës për gadishullin tonë në BE, i cili thotë: “Është një rrezik i madh për rajonin që mund të krijojë një përshkallëzim të kërkesave për shtete me kufij etnikë” në vende si Maqedonia, Mali i Zi dhe Bosnja.

Pikërisht për këtë, gazeta kujton se pas debatit të hapur nga Thaçi, presidenti i serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik deklaroi se territori i tij duhet të ndahet nga pjesa tjetër e vendit. Jo pa qëllim Le Monde thekson se Milorad Dodik është një njeri i afërt i Putinit, po aq sa edhe i qarqeve «alt-right» të Amerikës, që kanë lidhje me ish eminencën gri të Trump, Steven Bannon. /Përgatiti: Sabedin Sinani/

Burimi: Le Monde
https://www.lemonde.fr/europe/article/2018/08/14/les-europeens-s-inquietent-des-discussions-sur-les-frontieres-entre-serbie-et-kosovo_5342244_3214.html

Etiketa:Kosova le mond naconale Sabedin Sinani
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Gjykatë/Prokurori

Prokuroria Themelore në Ferizaj vazhdon edhe sot aksionin në zonën e Brezovicës

9 Gusht, 2022
Info+

Kërkohet përfundimi sa më parë i shkollës në Pozheran dhe ndërtimi i

9 Gusht, 2022
Politikë

LDK: Gjendja e rënduar higjienike në DKA, kërcënim serioz për shëndetin e

9 Gusht, 2022
Nacionale

Sot moti parashihet të jetë me reshje shiu

9 Gusht, 2022
Lajme të ngjashme

Osmani: Në Kosovë e mbijetuara e masakrave është nënkryetare Kuvendi, në Serbi, komandanti që urdhëroi masakrat!

4 Gusht, 2022

Qeveria miraton masat e emergjencës në furnizim me energji

1 Gusht, 2022

Në Uashington D.C., Kosova dhe SHBA-të nënshkruajnë Marrëveshjen e Kompaktit në vlerë prej 236.7 milionë dollarë

28 Korrik, 2022

Presidentja Osmani: Raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ekzistenciale

27 Korrik, 2022

Policia e Kosovës ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për pajisje të qytetarëve me dokumentin për hyrje/dalje

24 Korrik, 2022

Angazhimet policore lidhur me vizitën e Presidentit të Republikës së Shqipërisë

21 Korrik, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com