Kandidatja për këshilltare komunale nga radhët e LDK’së, Arijeta Aliu, ka organizuar takim elektoral me farmacistët gjilanas, për të prezantuar programin qeverisës të kryetarit Haziri, për fushën e shëndetësisë dhe krijimin e lehtësirave në të bërit biznes.
Kryetari Haziri, i cili shoqërohej nga deputetët Valentina Bunjaku-Rexhepi dhe Imet Rrahmani, ka thënë se ndjehet i lumtur dhe i obliguar të angazhohet edhe më shumë sa i përket qeverisjes në nivelin lokale, sepse përkrahja që i vije për Arijetën, për të dhe LDK-në, janë kontratë dhe marrëveshje për zhvillim të përbashkët të Gjilanit.
Kurse Arjeta Aliu, farmaciste dhe kuadër i ri reprezentues në listën e gjatë të garuesve që ka LDK nga të gjitha nivelet dhe fushat akademike, ka thënë se fitorja e LDK-së dhe e kryetarit Haziri do të jetë më 22 tetor 2017, pa qenë nevoja të vazhdohet edhe me balotazh.
Ajo ka pohuar që koncentrimi i votës në LDK, do ta bëjë të mundur që edhe ulëset në Kuvendin Komunal të jenë në numër më të madh dhe mbështetje më e madhe projektet në shërbim të qytetarëve.
“LDK dhe Lutfi Haziri do të jenë fitues mbi 50 për qind që në raundin e parë sepse këtë e garantojnë qytetarët e Gjilanit që janë edhe përtej përkatësisë politike, por që interesi i tyre dhe i yni është Gjilani më i mirë, Gjilani i shpresës, Gjilani i ndërtuar, Gjilani i zhvilluar dhe Gjilani që e duan të gjithë qytetarët”, ka thënë ajo mes tjerash.
sponsorizuar nga LDK