Shefja e Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Nataliya Apostolova, i ka uruar të gjithë miqtë dhe partnerët për Ditën e Evropës.
Përmes një videoje, ajo ka shfrytëzuar rastin që t’i falënderojë të gjithë evropianët që po ndihmojnë në luftimin e pandemisë COVID-19.
Apostolova ka theksuar se Bashkimi Evropian synon t’i ndajë mbi 160 milionë euro për Kosovën, të cilat do të shërbejnë për stabilizimin e ekonomisë në vend. (shih videon)