Haliti: Pas gati dy muajsh po marrim frymë më lirshëm, por duhet akoma kujdes

Haliti: Pas gati dy muajsh po marrim frymë më lirshëm, por duhet akoma kujdes

Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim i Komunës së Vitisë, në mlbedhjen e sotshme të rregullt, ka analizuar gjendjen me COVID-19, pas publikimit të rezultateve të testitmeve të mostratve të fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndedit Publik të Kosovës.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i cili kryeson këtë komitet, me kënaqësi ka ndarë lajmin se nga nëntë mostra të testuara për herë të dytë nga Komuna e Vitisë, tetë kanë dalë me rezultat negativ, pra janë shëruar plotësisht.

Ai njoftoi se aktualisht vetëm një persona është aktiv me virus, i cili sonte pritet të ritestohet për herë të dytë.

Sipas kryetarit Haliti, Komuna e Vitisë pas gati dy muajsh në izolim, po merr frymë më lirshëm dhe po i kthehet normalitetit, por ai ka kërkuar edhe më tej respektim të masave kundër pandemisë, të cilat akoma janë në fuqi. Ai ka thënë se sipas ekspertëve shëndetësor, virusi akoma është në mesin tonë, përkundër trendeve pozivite të shërimit në gjithë Kosovën.

Haliti gjithë meritat për ndërprerjen e rrugës së përhapjes së mëtutjeshme të pandemisë ia ka adresuar qytetarëve të Komunës së Vitisë, të cilët kanë qenë të përgjegjshëm gjatë kësaj periudhë aspak të lehtë për ta.

Ndërkohë po vazhdojnë masat e dezinfektimit të objekteve publike dhe atyre private në lokalitetet e prekura nga virusi si dhe klorifikimi dhe pastrimi i rrugëve, trotuareve dhe shesheve.

KOMENTE