Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Kemajl Azizi”, po vazhdon me sukses të promovojë kulturën dhe traditat në festivalet e ndryshme që po mbahen Brenda dhe jashtë vendit.
Së fundmi, mbrëmë në Festivalin Tradicional Gjithëkombëtar “Anadrinia Jehon 2019” në Denjë të Rahovecit, ky ansambël morri tri çmime shumë të rëndësishme.
Juria profesionale e këtij Festivali, AKV-në “Kemajl Azizi” e shpërblyer me çmimin për “Kultivimin e traditës muzikore, popullore, qytetare”, me çmimin e “valltares më të mirë” që i takoi Lirika Hazirit, si dhe çmimi për “Lojën më atraktive”.
Programi i ansamblit vitias, u mirëprit me duartrokitje të gjata nga spektatorët për origjinalitetin e kultivimit të valles dhe këngës popullore.
Kryetari i Ansamblit “Kemajl Azizi”, Adnan Zenuni, shprehet I kënaqur me paraqitjen e mbrëmshme të anëtarëve, por njëkohësisht edhe falënderoi Institucionet komunale për mbështetje të vazhdueshme që po i bëjnë kësaj trupe. AKV “Kemajl Azizi” që është edhe ansambël zyrtar I komunës, po punon me përkushtim që të sjellim risi në repertorin e saj, në mënyrë që në përfaqësimet tjera të komunës së Vitisë, por edhe Kosovës në festivale, të jemi sa më të përgatitur në prezantimin e vlerave tradicionale e burimore shqiptare, jashtë vendit, ka thënë Zenuni.
Ai po ashtu ka bërë të ditur se kanë marrë ftesa edhe në festivale ndërkombëtare si në Austri, Bullgari, Itali, Turqi etj, ndërkohë që do të jenë pjesëmarrës edhe të Festivaleve që mbahen në Shqipëri e Kosovë.