Ansambli “Kemajl Azizi” nga Vitia, kthehet nga Struga edhe me një çmim

Ansambli “Kemajl Azizi” nga Vitia, kthehet nga Struga edhe me një çmim

Ansambli i këngëve dhe valleve “Kemajl Azizi”, është shpërblyer me vendin e tretë në Festivalin e këngës dhe valles popullore “Këngë Jeho” që u mbajt në Strugë të Maqedonisë së Veriut 5. 6 dhe 7 korrik.

Si gjithnjë, Ansambli “Kemajl Azizi” tani më ka bërë emër dhe ku do që po prezantohet, po mirëpritet nga publiku. Është me rëndësi se vlerat që po kultivon ky Ansambël si në këngën e mirëfilltë, po ashtu edhe në vallen burimore, ka bërë që ne të shpërblehemi në shumë festivale nga juria”, është shprehur kryetari i këtij ansambli Adnan Zenuni.

Në festivali “Këngë Jeho 2019” në Strugë, morën pjesë rreth 20 ansamble e shoqëri nga gjitha trevat shqiptare. Të përmendim se grupi i dytë i AKV “Kemajl Azizi” ka udhëtuar të dielën për të marrë pjesë në Festivalin që mbahet në Budva të Malit të Zi.

KOMENTE