DYLON

Ansambli “Gjilani”, fitues i çmimit të parë, në Festivalin “N’konak të Rahovecit na bashkon kënga shqipe”

Ansambli “Gjilani”, fitues i çmimit të parë, në Festivalin “N’konak të Rahovecit na bashkon kënga shqipe”
Avatar photo Redaksia

Ansambli “Gjilani” në Festivalin e këngës popullore ” N’konak të Rahovecit na bashkon kënga shqipe “, nga juria profesionale u shpall fitues me çmimin e -I-re, gjithashtu çmimet si:

Orkestra më e mirë

EkoHigjiena

Lumturije Shabani — Solistja  më i mirë

Elona Sadiku dhe Lumturije Shabani— Dueti më i mirë

Nehat Ferati, kryetar i Ansamblit “Gjilani”,  ka bërë me dije se Ansambli u paraqit me një potpuri këngësh nga: Qemajl Musliu, Adnan Leka, Afrim Haziri, Nehat Ferati, Eroll Ahmeti, Meti Maloku, Elonë Sadiku, Lumturije Shabani, Eronitë Qerimi, Finesa Selimi, Dea Shabani, dhe Gramos Daku, shoqëruar nga orkestra profesionale, të prirë nga Murat Ismajli dhe aranzhimet e prof: Burhan Azizi.

“Në emër të Ansamblit falënderojmë te gjithë pjesëtaret e Ansamblit për kontributin dhe angazhimin e tyre te pakursyer, gjithashtu falënderojmë organizatorët Prof. Naser Dula, për bujarinë  dhe pritjen e jashtëzakonshme, shpresojmë që ky festival me shume vlera të vazhdojë traditën në kultivimin e këngës popullore, gjithashtu falënderojmë pjesëtarët e Ansamblit te cilët me vet kontribut po vazhdojnë t’i ruajnë dhe kultivojnë vlerat dhe traditat tona kombëtare”, ka thënë ferati.

Ai tha se shpreson  që institucionet komunale, por dhe ato qendrore do të gjejnë forma për mbështetje në kultivimin e vlerave të mirëfillta kulturore, që artistët tanë të rinj të kenë motivimin që të vazhdojnë ruajtjen dhe kultivimin e këtyre vlerave të shenjta.  /2LONLINE/