Fëmijët e Angelina Jolie po rriten dhe po i ngjajnë çdo ditë e më shumë babait të tyre.
Ndonëse është ndarë nga Brad Pitt, aktorja ndihet mirë që fëmijët kanë marrë karakteristikat më të mira te ai.
“Sa më shumë rriten fëmijët, aq më shumë i kujtojnë babanë e tyre Brad. Kjo gjë i ngroh zemrën Angelinës, e cila mendon se fëmijët kanë marrë disa gjëra të mira nga karakteri i Brad, me të cilat aktorja ra në dashuri.
Angelina sheh disa nga mënyrat e sjelljes së fëmijëve, ndjenjat e tyre të humorit dhe karakteristikat e ëmbla të fëmijëve, të cilat bien në përputhje me mënyrën se si sillet Bradi”, tha një burim pranë saj për HollywoodLife.