Shkruan: Fehmi Sylejmani
Ky gjest dhe kjo përgjegjësi e një trajneri me përvojë dhe suksese të theksuara, kudo që ishte në krye të pankinës, duhet të ndikojë dukshëm dhe të ngulitet njëherë e përgjithmonë në kokat e disa trajnerëve të Superligës së Kosovës në futbolli, të cilët kur pësojnë disfatë justifikohen jo arsyeshëm, të pa sinqertë dhe jo korrektë.
Trajneri duhet të marrë përgjegjlsinë për humbje, e në analizë të lojës duhet detektuar cilat ishin ato gabime, që e sjellin skuadrën e tij deri te një deshtim i mundshëm, e pas identifikimit te defekteve duhet punuar në riaprimin e tyre. Rrallë ndodh që në futbollin kosovar të ketë trajner që merr guximin e përgjegjësisë. Në këtë aspekt duhet veçuar trajnerin e Dritës, Ardian Nuhiu, i cili në deklaratat e tij pas ndeshjes, shprehet arsyeshëm, i matur dhe i drejtë, në rast disfate apo rezultati jo të kënaqshëm.
Nderkaq, ka të tillë, që pas fitores ekzaltohet aq shumë, duke bërë krahasime të paimagjinueshme, teksa gjatë pësimit drejton gishtin në faktorë krejt tjerë jo objektiv.
Le të jetë ky prononcim i Ancelottit, leksion për gjithë ata që e ushtrojnë zejen e trajnerit. /2LONLINE/