DYLON

Gjilan: Arrestohet një person për dhunë në familje

Gjilan: Arrestohet një person për dhunë në familje
Avatar photo Redaksia

Drejtoria Rajonale e Policisë -Gjilan, Stacioni policor në Gjilan ka pranuar një informacion se në Lagjen “Dardania” në Gjilan është në rast i dhunës në familje.

Zëdhënësi i Policisë, Ismet Hashani ka bërë me dije se në lidhje me këtë policia menjëherë i ka marr veprimet e nevojshme dha ka arrestuar personin me inicialet P.V.K. (M.K) (1983) , i cili dyshohet se në vazhdimësi i kishte kanosur prindërit e tij.

EkoHigjiena

Policia e ka arrestuar të dyshuarin dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore tê Gjilanit  është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.