DYLON

USAID përzgjedh Gjilanin si komunë partnere për zbatimin e Programit për Kontratën Sociale për tri vitet e ardhshme

USAID përzgjedh Gjilanin si komunë partnere për zbatimin e Programit për Kontratën Sociale për tri vitet e ardhshme
Avatar photo Redaksia

Programi i USAID për Kontratën Sociale ka përzgjedhur Gjilanin si komunë partnere për tri vitet e ardhshme.

Konfirmimi u bë i ditur nëpërmjet një letre që kryetari i Komunës, Alban Hyseni, ka pranuar nga dr. Silvia Susnjic, drejtoreshë e programit të USAID për Kontratën Sociale.

EkoHigjiena

“Përzgjedhja e komunës së Gjilanit është bërë në bazë të kritereve të vlerësimit dhe përkushtimin e treguar nga ana e Kryetarit të Komunës, të shprehur gjatë takimit me ekipin e Programit të USAID për Kontratën Sociale, për t’u bërë komunë partnere dhe për të bashkëpunuar me ekipin e programit gjatë fazës së implementimit”, thuhet në letrën e konfirmimit të dr. Silvia Susnjic.

Tutje, në letër thuhet se “në emër të Programit të USAID për Kontratën Sociale, Ju shpreh vlerësimin më të lartë me rastin e vendosjes së këtij partneriteti si dhe mirëpresim zbatimin e suksesshëm të aktiviteteve të ardhshme”.

Përndryshe, më 25 shkurt, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, kishte pritur në takim drejtoreshën e këtij programi të USAID-it, ku edhe u vunë bazat e partneritetit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.