Ambulanta e Mjekësisë Familjare (AMF) në Tërpezë , është pajisur edhe me një ultrazë modern dhe EKG, fal bashkëpunimit me Organizatën “Qëndresa Kosovare” dhe donatorëve nga shteti I Kuvajtit.
Dorëzimin e këtij donacioni e bëri përfaqësuesi i organizatës “Qëndresa kosovare” Islam Cakaj me bashkëpunëtorë, kurse pranimin drejtoresha e QKMF-së në Viti dr. Vjollca Kadolli – Halili, me stafin e AMF në Tërpezë , punëtorë shëndetësore dhe qytetarë të Tërpezës.
Dr.Vjollca Kadolli -Halili në emër të kryetarit të komunës, Sokol Haliti dhe qytetarëve vitias në përgjithësi falënderoi udhëheqësit e organizatës në fjalë dhe popullin kuvajtian për këtë donacion mjaft me vlerë, duke konsideruar si shumë të domosdoshëm, i cili do t’i shërbej tërë qytetarëve vitias.
Gjithashtu, falënderim edhe për investimet që Kuvajti ka bërë në ndërtimin e ambulantes së fshatit Tërpezë, autoambulancën, një EKG si dhe ky donacion i tanishëm mjaft me vlerë.
Kurse, Islam Cakaj drejtor në këtë organizatë tha se është më se i kënaqur që po realizon donacionin e radhës për komunën e Vitisë, konkretisht shëndetësinë e kësaj komune dhe ka falënderuar udhëheqësit e QKMF-së për bashkëpunim të ndërsjellët, me premtimin që do të vazhdojmë përkrahjen edhe në të ardhmen.
Pëndryshe, Ambulanta e mjekësisë familjare në Tërpezë punon çdo ditë pune, kurse mjeku dr. Taib Alidema përpos punës së tij si mjek familjar dhe pediatër, do të angazhohet edhe me ultrazë, pasiqë është i certifikuar si ultrasonist.v /2LONLINE/