DYLON

Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm

Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm
Avatar photo Redaksia

Nën dyshimin e bazuar për ushtrimin e veprimtarisë së kundërligjshme ‘Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’, hetuesit policor në Skenderaj, kanë identifikuar një lokal ku ushtrohej veprimtari e lojërave të fatit.

Në lokalin ku dyshohej për veprimtari e dyshimtë, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe janë sekuestruar:

EkoHigjiena

2 aparate të lojërave te fatit

2 printerë

2 kompjuterë dhe,

materiale të tjera që mund të shërbejnë si dëshmi për rastin në fjalë. Lidhur me rastin në cilësi të të dyshuarit është intervistuar një person i cili më pas është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërsa, hetuesit policorë janë duke vazhduar me procedurat e mëtejme hetimore, thuhet ne njoftimin e policisë.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.