Ambasadori i Francës në Itali pritet të kthehet në Romë të premtën.Ai u kthye në Paris më 7 shkurt, pas një sërë kritikash që politikanët italianë i bënë në drejtim të Francës.
Ky vendim njëherësh ka qenë i pari i llojit të tillë, që Franca e thërret të dërguarin e saj nga Roma, prej kohës së Luftës së Dytë Botërore.
“Franca ka qenë, për disa muaj shënjestër e sulmeve të pabaza dhe deklaratave të turpshme”, pati thënë ministria e Jashtme e Francës.