Sot, në zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje, kandidati për Kryeministër Albin Kurti, bashkë me nënkryetarin Dardan Sejdiu kanë takuar Ambasadorin e Republikës së Francës në Kosovë, Didier Chabert.
Gjatë këtij takimi u diskutua mbi zhvillimet e fundit politike dhe mbi gjendjen ekonomiko-sociale në vendin tonë. Çështja e krijimit të institucioneve të reja të Republikës së Kosovës ishte po ashtu në fokus të bashkëbisedimit.
Kurti dhe Sejdiu njoftuan ambasadorin francez gjithashtu lidhur me përgatitjet e Lëvizjes Vetëvendosje rreth zgjedhjeve lokale të 22 tetorit.