DYLON

Gjilani asfalton rrugën tre kilometërshe Gumnishtë-Livoç i Epërm

Gjilani asfalton rrugën tre kilometërshe Gumnishtë-Livoç i Epërm
Avatar photo Redaksia

Komuna e Gjilanit ka nisur sot asfaltimin e rrugës Gumnishtë-Livoç i Epërm, “Lagjja e Jabuqëve”, e cila ka gjatësi prej tre kilometrave.

Drejtori i Shërbimeve Publike, Naser Korça, është ndarë i kënaqur me cilësinë e punimeve aty, ndërkaq ka thënë përveç që banorëve të kësaj ane iu lehtësohet jeta, do të jetë e mirëseardhur edhe për bizneset që po zhvillojnë veprimtaritë e tyre.

“Ky është një projekt shumë i rëndësishëm sepse është një lidhje me rrugën magjistrale Gjilan-Prishtinë. Tash e tutje banorët e kësaj zone do ta kenë shumë më të lehtë qarkullimin, sikur që është e mirëseardhur edhe për bizneset këtu”, tha Korça.

EkoHigjiena

Ai ka bërë të ditur se vlera e projektit është rreth 160 mijë euro, ndërkaq ka informuar se Komuna është duke bërë investime në infrastrukturë gjithandej territorit të saj, në qytet dhe fshatra.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.