DYLON

Kryeministri Kurti vizitoi fabrikën ku prodhohen dronët Bayraktar

Kryeministri Kurti vizitoi fabrikën ku prodhohen dronët Bayraktar
Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Stamboll, vizitoi fabrikën e prodhimit të dronëve ushtarakë,  Baykar, ku u prit nga Drejtori Ekzekutiv, Haluk Bayraktar dhe Drejtori i Teknologjisë, Selçuk Bayraktar. thuhet në njoftimin për media.

“Baykar është kompani pionere turke në industrinë e mbrojtjes dhe aviacionit. Ajo është kompania e parë turke që ka prodhuar fluturake ushtarake pa pilot apo dronë dhe është veçanërisht e njohur ndërkombëtarisht për prodhimin e dronëve Bayraktar TB-2. Kjo kompani ka gjithsej 4500 të punësuar, gjysma e të cilëve janë inxhinierë dhe mosha mesatare e të punësuarve është 29 vjet’, thuhet tutje në njoftimin e kryeministrisë.

EkoHigjiena

Kryeministri shprehu mirënjohjen e tij ndaj drejtuesve të kompanisë Baykar për mënyrën se si është trajtuar me prioritet të lartë çdo blerje e Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës. Aty, ai u njoftua për teknologjitë e reja që kjo kompani po zhvillon dhe pa nga afër prototipin e fluturakës luftarake pa pilot, Kizilelma.

Në korrik 2023, kryeministri Kurti bashkë me atëherë ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe Komandantin e FSK-së gjenerallejtnant Bashkim Jashari, kishin prezantuar dronët Bayraktar TB-2 si pjesë e arsenalit të ushtrisë sonë.

Ndërkaq, në nëntor të po të njëjtit vit, ministri i tanishëm i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, kishte dekoruar Drejtorin Ekzekutiv, Haluk Bayraktar me medaljen “Shërbim të Shquar”, që njëherësh është edhe çmimi më i lartë ushtarak në vendin tonë, për vullnetin, gatishmërinë dhe bashkëpunimin me Qeverinë e Republikës së Kosovës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.