Policia e Gjilanit ka bërë me dije se më 04 korrik 2019, rreth orës 23:00, Policia e Kosovës në Gjilan ka pranuar një informatë për një aksident trafiku që kishte ndodhur në dalje të fshatit Uglar, Komuna e Gjilanit. Njësitet e trafikut Rajonal me urgjencë iu kanë përgjigj rastit dhe kanë dal në vendin e ngjarjes.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se nga hetimet e para dyshohet se deri te aksidenti të ketë ardhur atëherë kur vetura e tipit Opel Vectra me targa 06 duke lëvizur nga fshati Uglar në drejtim të Gjilanit, me të arritur në dalje të fshatit, dyshohet se duke mos përshtat shpejtësinë e lëvizjes, kushteve te rrugës-kthese në të djathtë, kalon në shiritin e majtë qarkullues dhe ndeshet me veturën e tipit Mercedes, me targa KS, e cila ishte duke lëvizur nga drejtimi i kundërt.
Hashani tha se më ketë rast shkaktohet aksident, ku si pasojë e lëndimeve vozitësi, (viti i lindje 2000), i veturës Mercedes, humb jetën gjersa lëndime trupore marrin vozitësi i veturës Vectra dhe dy pasagjerët e veturës Mercedes, të cilët me urgjencë janë bartë në spitalin rajonal në Gjilan.
Ne lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili urdhëron që trupi i viktimës dërgohet ne IML- Prishtinë për Obduksion
Rasti mbetet nën hetime.