Hasani: Kur ikin njerëzit nuk quhet dyfishim por zvogëlim

Hasani: Kur ikin njerëzit nuk quhet dyfishim por zvogëlim

Ndaj deklaratave të drejtuesve të Nisma Socialdemokrate se ky subjekt politik po dyfishohet në Gjilan, ka reaguar ish kreu i kësaj dege, Bajram Hasani, i cili kohë më parë u largua nga ky subjekt, e pas tij edhe disa figura të tjera, duke thënë se: “Kur ikin njerëzit nuk quhet dyfishim, por zvogëlim”.

Po ashtu, Hasani ka bërë me dije edhe për largimin e radhës nga Nisma e Gjilanit, të Avdyl Brestovcit, që sipas tij sot ka dhënë dorëheqje nga NISMA Socialdemokrate, nga kryesia e degës në Gjilan dhe nga Këshilli Kombëtar.

“Kur ikin njerëzit nuk quhet dyfishim, por zvogëlim. Kur ikin pothuajse të gjithë mund të quhet edhe shuarje. Të paktën kështu kemi mësuar nga përvoja ne dy ekonomistët, unë dhe Avdyl Brestovci. Folëm gjatë sot. E analizuam tërë situatën. Abdyli po e ndjek rrugën time dhe të shumë miqve që me dëshirën e tyre më janë bashkuar. Ai sot ka dhënë dorëheqje nga NISMA Socialdemokrate, nga kryesia e degës në Gjilan dhe nga Këshilli Kombëtar”, ka thënë Bajrami.

.Ai shtoi se është takuar shumë njerëz gjithandej por pak ka parë njerëz punëtorë, të urtë e intelektual si Brestovci.
“Ndjehem shumë mirë kur rrugën time e ndjek edhe Abdyli, ekonomisti me përvojë të gjatë menaxheriale në kompani të ndryshme si publike ashtu edhe private. Politika ndanë dhe bashkon ndonjëherë njerëz. Por kur të bashkon me më të mirët është shumë nder dhe privilegj”, ka theksuar Hasani.
.

KOMENTE