Kandidati i AKR-së dega në Gjilan organizoi takim me qytetarë ku para tc pranishmëve shpalosi programin për ekonomik për zhvillimin e Kosovës. Sipas Ismet Hajdinit, kryetarit të AKR-së, njiherit edhe kandidat i AKR-së për Parlamentin e Kosovës, me ardhjen e Koalicionit AKR-LDK në pushtet, do të këtë rritje pas dy viteve 8 përqind.
“Ky koalicion me këtë listë të kandidatëve lirisht mund të them se Kosova do të ketë rastin e saj historik për integrime të shpejta evropiane. Sipas programit për qeverisje AKR-LDK para sheh qe ketë rritje 8 për qind, do të bëjmë zonat e lira ekonomike me çka do të bëjmë ulje të shpejt të papunësisë çka edhe është shqetësimi më i madh i shoqërisë së Kosovës” ka thënë Hajdini.
Më tej ai shtoi se në arsim dhe gjyqësor kemi paraparë të bëjmë reforma rrënjësore, rritje të pensioneve dhe përmirësimin performancës në administratë.
Nëndega e AKR-së në Përlepnicë mbajti takime me banorë të Perlepnicës, ku në këtë takim ishte kandidati për Parlamentin e Kosovës, Ismet Hajdini dhe nënkryetari i degës Nuhi Nuhi.
Në këtë takim u njoftuan për mbarëvajtjen e fushatës dhe rreth kandidatit Ismet Hajdini.
AKR-ja me në krye presidentin Behgjet Pacolli kemi marr një mision për të dërguar deri aty që qytetari I Kosovës do të arrij të sheh zhvillim e vendit në të gjitha sektorët.
Për të ndodhur kjo duhet të mbështet AKR-ja me kandidatët e saj dhe shfrytëzojë rastin të ju ftoj që të dilni me 11 qershor dhe të votoni koalicionin tonë, koalicion I shpresës dhe të ardhmes, thuhet në komunikatën e AKR-së.
*Hapësirë e sponsorizuar – Zgjedhjet Nacionale 2017