Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), sot prej orës 11:00, në sheshin Zahir Pajaziti do të mbajë protestë, me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, me këtë rast, ka ftuar të gjithë gazetarët që të bëhen pjesë e kësaj proteste.
“Në këtë datë është Dita Botërore e Lirisë së Shtypit dhe tema e sivjetme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) është “Të mbajmë pushtetin nën kontroll: Media, Drejtësia dhe Sundimi i Ligjit” dhe rëndësia i kushtohet rolit të gjyqësorit të pavarur që siguron garanci ligjore për lirinë e shtypit dhe ndjekja ligjore e krimeve kundër gazetarëve, thuhet në njoftimin e AGK-së.
AGK po ashtu ka theksuar se ajo ka në orientimin e saj që të përmirësoj dhe rris bashkëpunimin me institucionet e sigurisë dhe drejtësisë dhe pikërisht për këto çështje do të protestojmë me moton: “Mosndëshkimi vret lirinë e shprehjes ”.