Riza Abdyli, anëtar i Kuvendit Komunal të Gjilanit, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë se dëshiron të parashtron pyetje për Drejtorin e Arsimit, të cilin e ka kritikuar edhe për mungesë në seancën e sotme.
Abdyli tha se jemi në muajin shtator dhe fokusi i gjithë neve është në fillimin e vitit të ri shkollor, andaj drejtori është dashtë gjithsesi të jetë prezentë në Kuvend, transmeton 2LONLINE.
Ai tha se është i shqetësuar sa i përket një çështje që ka të bëjë me komisionin në DKA për përzgjedhjen e mësimdhënësve ku, sipas informatave që i ka, nuk kanë marr pjesë asnjë drejtor i shkollës si anëtar i komisionin, ndërkohë që kjo parashihet edhe me udhëzim administrativë të MASHT-it, që e përcakton qartë.
Po ashtu po ballafaqohemi edhe me mungesë të librave, ka thënë Abdyli i PDK-së.