DYLON

Abdyli: Ky kuvend nga sot është jofunksional

Abdyli: Ky kuvend nga sot është jofunksional
Avatar photo Redaksia

Zhvillimet e sotme në Kuvendin komunal të Gjilanit, ku pati edhe tension, i ka komentuar  edhe ish anëtari i Kuvendit Komunal, Riza Abdyli, tani anëtar i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Gjilan, i cili për Portalin 2LONLINE, u shpreh se, nga ajo që u pa, kemi të bëjmë me fillimin e fundit të këtij mandati të kësaj përbërje të kuvendin komunal.

“Nuk i lejohet askujt, e veçmas një kryetari të komunës, ta pengojë në punën e tij, kryesuesin e Kuvendit, e as Kuvendin, kur e dimë se në komunë janë dy pushtete të ndara, njëra prej tjetrës dhe kryetari i komunës është përgjegjës dhe zot shpie  vetëm për pushtetin ekzekutiv, e asnjëherë për atë legjislativ”, ka thënë Abdyli.

EkoHigjiena

Ai tha tutje se sjellja e kryetarit të komunën në seancën e sotme ku mundohet ta pengojë kryesuesin e kuvendit, me tentativën për t’ia ndërprerë mikrofonin, për ta pamundësuar zhvillimin normal të seancës sipas rendit të ditës është veç tjerash edhe dhunim i demokracisë

Çdo këshilltarë komunal ka marr votat e qytetarëve drejtpërsëdrejti, sikurse kryetari i komunës dhe askush nuk ka të drejt askënd ta pengojë në kryerjen e punës sepse qytetari është ai i cili e vlerëson më së miri punën e secilit.

“Duke e parë gjendjen  e krijuar, ditë më parë, e veçmas zhvillime e sotme, shkuarja në zgjedhje të parakohshme për kuvendin komunal do të ishte zgjidhja  më e mirë e mundshme, sepse me një situatë të tillë, humbësi më i madh do të jetë qytetari i Gjilanit. Asnjëra nga partitë politike të përfaqësuara në kuvendin komunal që kanë grup të këshilltarëve, si LDK, PDK dhe Vetëvendosje, nuk e kanë prioritet interesin qytetarë, por ato individuale dhe grupore, se në raste të veçanta, nuk i kanë as ato partiake”, ka thënë Abdyli.

Sipas tij, shihet qartë se te këto parti politike vendimet i marrin një grup i vogël i njerëzve e jo strukturat e partive dhe kjo është njëra ndër shkaqet që jemi në këtë gjendje.

“Prandaj vlerësoj se zgjedhjet për kuvend janë domosdoshmëri, për të ardhur një përbërje e re, që në radhë të parë, do të bëjë punë të mira për qytetarët e Gjilanit”, ka thënë Riza Abdyli, ish anëtar i kuvendit Komunal në mandatin e kaluar, aktualisht anëtar i kryesisë së Degës së AAK-së së Gjilanit.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.