DYLON

Gagica: Më i votuari i PDK-së i bashkohet AAK-së në Gjilan

Gagica: Më i votuari i PDK-së i bashkohet AAK-së në Gjilan
Avatar photo Redaksia

“Aderimet në partinë e Ramush Haradinajt në Gjilan nuk kanë të ndalur. Vetëm në ditët e fundit, AAK-së në këtë komunë i janë bashkuar emra të njohur nga të gjitha fushat, qytetarë të respektuar e familje të njohura”, ka bërë me dije se  i pari i AAK-së në Gjilan, Nazim Gagica, i cili ka prezantuar sot, siç tha,  aderimin më të ri, ish-asamblisitin më të votuar të PDK-së, Riza Abdyli.

“Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Gjilan, prej sot i bashkohet më i votuari i PDK-së në këtë Komunë, afaristi i suksesshëm, Riza Abdyli.  Ai ka qenë fillimisht anëtar i kryesisë së rinisë së PDK-së, dy mandate anëtar i kryesisë së partisë, ndërsa një mandat shef i grupit të këshilltarëve të këtij subjekti politik në Kuvendin Komunal në Gjilan”, ka njoftuar Gagica.

EkoHigjiena

Ai ka shtuar se qytetarë nga të gjitha profilet po i bashkohen Aleancës sepse po e konsiderojnë si alternativa e vetme për ta qeverisur Komunën dhe shtetin.

“AAK-së në Gjilan i janë bashkuar një numër i madh kuadro prej kohës kur kjo degë ka pësuar ndryshime në strukturën e saj udhëheqëse.

“Të rinjë e të moshuar, juristë e ekonomistë, mjekë e afaristë, qytetarë të shumtë nga të gjitha profilet profesionale, po e shohin AAK-n si alternativën e vetme dhe më seriozja për të qeverisur me Komunën e me shtetin”, është shprehur Gagica.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.