Në klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 550 pacientë të dyshuar dhe konfirmuar me Covid-19. Prej tyre, 286 janë të konfirmuar si Covid-19 pozitiv.
Sipas raporteve nga klinikat dhe spitalet e përgjithshme, 14 pacientë janë në gjendje të rënduar me 14 respiratorë, e po ashtu 32 të tjerë me CPAP, që po ashtu janë me gjendje të rëndur shëndësore.
Për detaje të tjera, shihni tabelën, e cila tregon statistikat në detaje për klinikat e QKUK-së, por edhe spitalet e përgjithshme.