Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport pas thirrjes publike për aplikim për subvencione ka shpallur listën e përfituesve.
Sipas komisioneve të formuara për vlerësimin e aplikacioneve, nga këto subvencione kanë përfituar:
-15 Klube Sportive në vlerë totale prej 31.500,00 euro;
-10 Organizata Joqeveritare (OJQ) në vlerë totale prej 13.000,00 euro;
-14 përfitues individual në vlerë totale prej 7.000,00 euro.
Shuma e përgjithshme e cila është ndarë për subvencione është 52 mijë euro.
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka thënë se janë angazhuar gjithmonë që ta mbështesin fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
“Si qeverisje jemi angazhuar gjithmonë që fushës së Kulturës, Rinisë dhe Sportit t’i japim mbështetje në projekte të ndryshme, në mënyrë që të ngjallim aktivitetet e ndryshme të cilat paraqesin më së miri Kamenicën. Urime përfituesve”, ka thënë ai. /2LONLINE.com/