DYLON

Kamenicë: Hapet aplikimi për subvencione në vlerë prej 50€, për qytetarët e prekur nga koronavirusi

Kamenicë: Hapet aplikimi për subvencione në vlerë prej 50€, për qytetarët e prekur nga koronavirusi
Avatar photo Redaksia

Komuna e Kamenicës ka dal me një njoftim në lidhje me aplikimin që duhet bërë për Subvencione në vlerë prej 50€, për qytetarët e prekur nga pandemia COVID-19

Komuna e Kamenicës njofton qytetarët se nga sot ka hapur Aplikimi për Subvencione në vlerë prej 50€, për qytetarët e prekur nga virusi SARS-CoV-2, deri më datë 09.12.2020, transmeton 2LONLINE.com.

Kriteret për aplikim Online për të identifikuarit me test PCR dhe që janë në listën e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik janë:

EkoHigjiena

1. Letërnjoftimi (kopje në dy anët),
2. Për fëmijët që kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, certifikatën e lindjes,
3. Vërtetimi i personave të cilët kanë rezultuar pozitiv përmes testit PCR, do të bëhet nga lista e IKSHPK-së e dërguar në Komunën e Kamenicës;
4. Konfirmimi i xhirollogarisë bankare;
5. Të drejtë aplikimi, gjithashtu ka edhe një anëtar i afërt i personit të vdekur nga COVID-19, duke e vërtetuar përmes Deklaratës së bashkësisë familjare dhe Certifikatës së Vdekjes;
6. Aplikimet për Subvencione në vlerë prej 50€, bëhen vetëm në mënyrë Online në aplikacionin si vijon: https://bit.ly/3mRT33g, apo e-mail adresën elektronike të hapur nga Komuna: [email protected];
7. Të drejtë aplikimi kanë vetëm banorët e përhershëm të Komunës së Kamenicës.

Sqarim: Të gjitha kërkesat për subvencionim në vlerë 50€, të cilat parashtrohen përmes e-mailit: [email protected], dhe aplikacionit online, do të shqyrtohen vetëm përmes listës zyrtare të IKSHP-së (Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik).

Po ashtu, vlen të theksohet se qytetarët të cilët rezultojnë pozitiv pas datës 09.12.2020, do të kenë mundësi të aplikojnë në njoftimin e ardhshëm për shkak të mundësive buxhetore.
Dokumentet do të pranohen në emailin zyrtar deri më datën 15.12.2020.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.