Shoqata “Jetimat e Ballkanit” kanë dhuruar 300 pako me mish për familjet me asistencë sociale në Kamenicë.
Përmes Qendrës për Punë Sociale janë identifikuar 300 familjet përfituese të këtyre pakove.
Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Suna Zaimi-Krasniqi, tha se i është mirënjohëse kësaj shoqateje që aktiviteti i tyre human, është i pranishëm edhe në Kamenicë.
Ndërkaq, udhëheqësi i Qendrës për Punë Sociale, Rifat Hajdari, tha se lista për familjet përfituese është përpiluar me kujdes nga stafi, duke iu dhënë përparësi nënave vetushqyese. /2LONLINE.com/