Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Afrim Hoti dhe drejtoresha e Institutit të Prishtinës për Studime Politike (PIPS), Leonora Kryeziu, kanë vlerësuar se Kosova është vonuar shumë në procesin e aplikimit për anëtarësim në Këshillin e Evropës (KE).
Ata kanë thënë për gazetën “Epoka e re”, se Qeveria nuk duhet të humbë kohë, por sa më parë dhe në koordinim me vendet përkrahëse duhet ta dërgojë aplikacionin për anëtarësim në KE.
Hoti ka thënë se aplikimi i Kosovës në KE do të ishte argument shumë i fuqishëm që Kosova synon dhe ka objektiv respektimin e të drejtave të njeriut dhe promovimin e proceseve demokratike.
“Mendoj se në mundësinë e parë duhet të aplikojmë. Kemi gjasa për anëtarësim për aq sa koordinohemi, jemi bindës dhe të vendosur në kërkesat tona. Mbase nuk duhet ta dërgojmë aplikacionin vetëm sa për të thënë se kemi aplikuar. Mirëpo Kosova mund të anëtarësohet nëse ka koordinim sidomos me shtetet kryesore që kanë peshë dhe vlerësim në procese vendimmarrëse”, është shprehur Hoti…
Edhe drejtoresha e Institutit të Prishtinës për Studime Politike, Leonora Kryeziu, ka thënë për gazetën “Epoka e re”, se aplikimi për anëtarësim në Këshillin e Evropës është një proces shumë i vonuar.
Ajo ka kërkuar nga Qeveria që të mos humbë kohë, por sa më parë dhe në koordinim me vendet përkrahëse ta dërgojë aplikacionin për anëtarësim.
Ndonëse Kosovën e kanë njohur me shumë se 2/3 e vendeve anëtare të KE-së, sipas Kryeziut, kjo nuk garanton votën e këtyre vendeve pro anëtarësimit për shkak të natyrës së votimit…
Për më tepër: BURIMI: Epoka e Re