DYLON

Kryeparlamentari Kadri Veseli merr Çelësin e Tiranës nga kryebashkiaku Veliaj

Kryeparlamentari Kadri Veseli
Avatar photo Redaksia

Kryeparlamentari Kadri Veseli është nderuar në Bashkinë e Tiranës nga kreu i saj, Erion Veliaj, me Çelësin e kryeqytetit shqiptar.

Në takim me kryetarin e Bashkisë, Veliaj, kryeparlamentari Kadri Veseli shprehu konsideratën e lartë për vizionin e kreut të Tiranës, duke e përgëzuar atë për punën që po realizohet anekënd këtij qyteti.

Veseli vlerësoi se zhvillimi i kryeqytetit shqiptar është i një rëndësie të veçantë, sepse reflekton pozitivisht dhe merret si model nga qytetet e tjera në Shqipëri e Kosovë.

EkoHigjiena

Në mënyrë simbolike, kryetari Veseli i dhuroi kryebashkiakut Veliaj një punim artizanal nga qyteti i Prizrenit.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Veliaj, nga ana e tij, u shpreh i nderuar që pati mundësinë t’i dhurojë kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës Çelësin e Tiranës, për t’u ndjerë, siç tha ai, si në shtëpinë e tij.

“Ju kam ndjekur me shumë admirim për mënyrën se si po udhëhiqni, për vendimmarrjet e drejta dhe jo të lehta”, theksoi kryebashkiaku Veliaj.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.